‘Topi’ mbetet në krahun e Maqdonisë

Topi është në terrenin e fqinjëve që ta bëjnë hapin vendimtar drejt zgjidhjes, ndërsa ne presim, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol Dimitris Xanakopulos në intervistën për televizionin grek “Kontra”.

“Atë që e presim është që udhëheqësia politike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ta bëjë hapin vendimtar që përfundimisht të shkojmë përpara drejt zgjidhjes së pranueshme të përbashkët drejt të cilës synojnë edhe të dyja vendet.

Zotin Zaev duhet të përfundojë me aktivitetet e nevojshme politike në brendësi të vendit të tij dhe kjo është ajo që e presim”, thotë Xanakopulos në intervistë.

Duke folur për televizionin grek, tha se marrëveshja qartë dhe konkretisht do ta garantojë përfundimin e fazës së ndërrimit të emrit, ndërsa shfaqi bindje se partitë në Greqi vështirë se do të gjejnë argument që mos ta mbështesin zgjidhjen.

Xanakopulos i përgënjeshtroi dhe i hodhi poshtë akuzuat nga Demokracia e Re opozitare se synon drejt zgjidhjes që në zëvendësim të fitojë lehtësim borxhit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu