Kryeministri bullgar tregon se cilat shtete janë kundër negociatave të Shqipërisë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka treguar se janë dy-tre shtete spektike për negociatat me Shqipërinë.

Borisson tha se janë bërë shumë përpjekje për t’i mbushur mendjen atyre që janë kundër.

“Kemi dy, tre shtete që janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica mendojnë se do i jepet një datë për anëtarësimin për në BE. Po bëjmë përpjekje ti bindim vendet që janë kundër”, deklaroi Borissov.

Nga ana e tij, kryeministri Rama njoftoi se i dorëzoi homologut bullgar medaljen e mirënjohjes, pasi sipas tij ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu