Ministri i jashtëm grek Nikos Kozijas në një intervistë për televizionit shtetëror grek ERT, ka shprehur bindje dhe shpresë që ditëve në vijim do të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit, transmeton Nezavisen.mk.
Në pyetjen se pse edhe më tej shtyhet biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Greqisë, Aleksis Cipras, Kozijas tha se në kuadër të marrëveshjes që është vërtetuar në takimet e tij me krye diplomatin maqedonas, Nikolla Dimitrov në Nju Jork dhe Bruksel, tani ka ardhur koha të thuhet një “po” ose një “jo” e madhe.
“Siç duket qeveria e vendit fqinj po ballafaqohet me disa vështirësi dhe mendon për revizione të marrëveshjes, por besoj dhe shpresoj që për disa ditë gjithçka do të tejkalohet”, tha Kozijas.
Ai shtoi se deri sa nuk ka nënshkrime në marrëveshje, nuk mund të thuhet se është zgjidhur çështja.