Gazetari serb i rrëmbyer nga UÇK, pas 20 vitesh rrëfen si doli i gjallë (VIDEO)

Nebojsha Radosheviq është 52-vjeçar, gazetar nga Prishtina, i cili 20 vjet më parë ishte ndaluar nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishte mbajtur në arrest 41 ditë.

Në një intervistë të gjatë për portalin vice.com, Radosheviqi tregon se si ka mbetur gjallë dhe si e kanë shpëtuar armëpushimi dhe futbolli, respektivisht fama që babai i tij, ish-futbollist i Prishtinës, gëzonte në Kosovë.

“Punoja si reporter lufte gjatë konfliktit në Kosovë më 1998 dhe 1999 për Radion B92. Gjatë atij rreth një viti rregullisht shkoja në Prishtinë, bashkë me raportuesit e paktë vendorë dhe shumë të huaj. Ne disa nga ’92-shi’ kishim obligimin dhe privilegjin që minutë pas minute ta informojmë opinionin publik serb, i cili jetonte në terrin informativ të regjimit të Millosheviqit – për atë se çka vërtet ndodh në Kosovë”, kujton atë kohë Radosheviqi.

Atë dhe kolegun e tij nga Tanjugu Kiqo Dobriçiq, më 18 tetor 1998, në afërsi të aeroportit të Sllatinës, i kishin arrestuar kryengritësit shqiptarë, të cilët atë verë dhe vjeshtë po zhvillonin luftime të ashpra me forcat serbe në mbarë Kosovën.

“Në fund doli se ashtu kishte qenë me të vërtetë. Po të ishte ndonjë çast tjetër i rrëmbimit, pikëpyetje është se si do të përfundonte e tërë kjo”, thotë Nebojsha.

Megjithatë, shton ai, ka qenë një moment tjetër, krahas armëpushimit, që i ka ndihmuar edhe më shumë.

“Gjëja që ndoshta më së shumti ma shpëtoi kokën është mbiemri im, respektivisht babai im Dragan Radosheviq. Që ditën e parë kur në atë fshat komandanti lokal shqiptar ma mori letërnjoftimin, gjëja e parë që më pyeti ishte ‘ç’e ke ti Dragan Radosheviqin?’. Unë i përgjigja se e kam baba, e ai ma ktheu ‘ti Radosheviq për asgjë s’duhet të brengosesh’. Im atë ishte futbollist legjendar, kapiten i Prishtinës, e më vonë edhe trajner i atij klubi. Ishte shumë i respektuar dhe i dashur edhe nga serbët edhe nga shqiptarët”, rrëfen Nebojsha Radosheviq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu