Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është takuar sot me kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Lajmi bëhet i ditur nga burime partiake, ku theksohet se Selës i është bërë ftesë nga Kasami. Në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike, por edhe për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen. ASH deri tani ka bërë të ditur se do të veprojë si subjekt që do ti prijë opozitës shqiptare në Maqedoni.
Nga ana tjetër, disa portale kanë paralajmëruar se në këtë takim është arritur marrëveshje për bashkëpunim, pasi që Kasami dështoi për të hyrë në Qeveri, apo nuk ishte i kënaqur me kushtet e ofruara. (INA)