Sozia e Mesit përfundon në polici, ja arsyeja

Çuditë në Rusi kanë nisur, pa filluar ende mirë kampionati botëror. Rasti më i freskët, është ai i iranianit Reza Parastesh, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e frikshme me Messin në paraqitjen e tij.

Me origjinë nga Irani, ai cilësohet si një “fotokopje” e Mesit, dhe njerëzit e ngatërronin kur ai gjendej në rrugë, duke menduar se ishte ylli i Barcelonës.

Edhe ditën e djeshme, ai është shfaqur në rrugët e Moskës, dhe i gjendur me fanellën e Barcelonës, njerëzit e kanë rrethuar, sa që u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Iraniani u shoqërua në komisariat nga policia, dhe më pas i është kërkuar të mbajë një maskë në fytyrë, pasi me pamjen e tij ai mblidhte shumë njerëz rreth vetes, gjë që ia bënte të vështirë punën policisë për të kontrolluar turmat. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu