Një princ gjerman ka vdekur në Britani të Madhe pasi u rrëzua nga kali në një aksident.
Princi Georg-Konstandin i Sakse-Weimarit-Eisenach, 41 vjeç, ishte me mikun e tij kur tragjedia ndodhi në terrenin e shtëpisë së baronit Apethorpe Palace, Northamptonshire.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendin e ngjarjes rreth orës 8:30 të mëngjesit.
Princi ishte pasardhësi i caktuar i Shtëpisë aristokratike Gjermane të Sakës Weimar Eisenach, e cila është dega më e vjetër e Shtëpisë së Wettin, sipas Deutsche Welle.
Princi Michael, 71 vjeç, kreu aktual i linjës, tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga vdekja e papritur e nipit të tij.
Princi George-Constantin u zhvendos në Britani në vitin 2015 pasi u martua me gruan angleze Olivia Rachelle Page, 38, në 2015. /MESAZHI/