Ja çka thotë Ronaldo pas tre golave që i’a shënoi Spanjës

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se Portugalia nuk është favorite për të fituar Kupën e Botës.

Këtë deklaratë 33 vjeçari e bëri pas barazimit 3:3 ndaj Spanjës, ku shënoi tri gola.

“Ne nuk kemi favoritë, por jemi në mesin e kandidatëve. Tani duhet të fitojmë kundër Marokut”, ka deklaruar Ronaldo.

“Jam shumë i lumtur, kjo ishte performanca ime më e mirë në Kupën e Botës. Jam i lumtur edhe me skuadrën sepse luajtëm mirë. Mendoj se rezultati ishte real në fund”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu