Cristiano Ronaldo ishte absolutisht ylli i ndeshjes së djeshme kundër Spanjës pasi shënoi 3 gola duke mahnitur publikun.
Pas golit të parë të portugezit me penallti, ajo që bëri habi te të gjithë ishte festimi i portugezit, që filloi të prekte pjesën e mjekrës në fytyrë.
Pasi bëri festimin klasik me një hedhje pranë flamurit të këndit, portugezi preku mjekrën.
Po çfarë ishte ky festim? Prekja e mjekrës ka simbolizuar dhinë (goat në anglisht), por duke luajtur me fjalët, pas G.O.A.T, që shërben edhe si shkurtim fjalësh:
Më i Miri i Të Gjitha Kohërave (Greates Of All Time).