Imami Bedri Bytyqi tha se nuk është penduar për atë që ka thënë sa i përket Ramush Haradinajt, pasi sipas tij kryeministri i Kosovës ka fyer dy milion myslimanë në Kosovë.
Sipas tij, ndoshta do të duhej të ishte pak më i kursyer sa i përket familjes Haradinaj, por nuk tërhiqet për ato që ka thënë në lidhje me Ramushin personalisht, raporton Albeu.com.
“Ndoshta duhej të isha më i kujdesshëm për familjen, por për Ramushin jo, ai na ka fyer 2 milion myslimanë”, tha Bytyqi në intervistë për T7.
Dy ditë më parë, Bedri Bytyqi e shpalli qafir babain e Haradinajt duke thënë se nuk duhet që të varroset nga asnjë imam, gjë e cila shkaktoi debate të mëdha në Kosovë. /albeu.com/
Pse të ndihem i fyer !?
– nga ajo cë kemi cenë !?
– mos shit pallavra,
– kush ta dha të drejtën në emrin tim të ofendojshë shqipëtarë !?