Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botëror kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në këto zgjedhje, transmeton Anadolu Agency.
Ndër të parët që kanë uruar Erdoganin ka qenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.
Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin. /InfoShqip