Turqia votoi sot në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më të rëndësishëme të historisë së saj moderne që prej shpalljes së republikës pothuajse 100 vite më parë. Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan mori më shumë se gjysmën e votave totale, 52,53% ndërsa kundër-kandidati kryesor, Muharrem Ince arriti ta grumbulloj vetëm 30,75%, shkruan InfoShqip.com.
Të drejtë vote kanë pasur edhe shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të cilët kanë votuar në ambasadat e Turqisë në vendet përkatëse. Sipas rezultateve përfundimtare, Erdogan në Shqipëri ka humbur duke marrë 38% të votave ndërsa Muharem Ince ka marrë 49% të votave, ndërsa në Kosovë Erdogani mori 50,8% të votave, kurse kandidati i opozitës Muharrem Ince fitoi 40,60 të votave dhe në Maqedoni Erdogani fitoi me 58% të votave dhe Muharem Ince mori vetëm 29% të votave./InfoShqip.com