Zgjedhjet në Turqi, Muharrem Ince kandidati opozitar pranon rezultatet

Kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP) në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Muharrem Ince, ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për ne janë reale rezultatet e të dhënave zgjedhore të shkruara në këto procesverbale. Nuk ka dallim mes të procesverbaleve të ofruara nga anëtarët tanë dhe të dhënave që publikoi Komisioni i Lartë Zgjedhor (YSK)”, tha Ince gjatë fjalimit në selinë e CHP-së në Ankara.

Nga presidenti aktual i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi në zgjedhje, kërkoi që të jetë president i të gjithë turqve. “Të isha zgjedhur unë, ashtu do të bëja”, tha Ince.

Ai hodhi poshtë akuzat për kërcënimet mbi sigurinë që thuhet se iu drejtuan mbrëmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu