Studiuesi kritikon përmbajtjen e serialit “Ertugrul”: Jo real dhe jep skena të shumta dhune

Seriali “Ertugrul” është një ndër më të ndjekurit në Turqi, por ka shumë shikues edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Pavarësisht se seriali është bërë në një kontekst krejt tjetër në Turqi duke i shërbyer një agjende politike, ai shikohet më së shumti si kuriozitet nga shqiptarët.

Por, studiuesi dhe përkthyesi Elmaz Fida ka disa kritika për këtë serial, ngjarjet e të cilit vijnë të sjella jashtë kontekstit për shqiptarët.

Sipas Fidës, edhe pse në fillim të filmit thuhet se filmi është i përshtatshëm për tu ndjekur nga gjitha moshat ai ka shumë dhunë dhe mesazhet e dhëna mund të keqpërdoren lehtësisht.

Postimi i plotë i Elmaz Fidës në Facebook:

“Mbi Ertugrulin

Unë se kam ndjekur më parë serialin e Ertugrulit, por u bë shkak popullariteti i madh dhe interesi i madh si brenda familjes ashtu dhe jashtë saj, ai që më uli dhe të ndjek për dy tre muajt e fundit këtë serial.

Nuk po ndalem në cilësinë dhe lartësinë e realizimit, por do të shënoj disa vërejtje të miat mbi serialin.

1. Skenat e shumta të dhunës. Pavarësisht se në fillim të filmit thuhet se filmi është I përshtatshëm për tu ndjekur nga të gjithë anëtarët e familjes, përfshi dhe fëmijët, kam vënë re që seriali është totalisht i papërshtatshëm, sidomos për fëmijët. Aty ka prerje kokash, vrasje e tortura të tmerrshme, të cilat krejt kollaj mund të imitohen nga fëmijët dhe adoleshentët në jetën e tyre të përditshme.

2. Deliri i madhështisë. Këtë e kam pikasur shpesh në shprehje të tipit:”Ne luftojmë për kënaqësinë e Zotit” Goxha kontraverse kjo, pasi kënaqësia e Zotit qenka tek lufta. Apo të tjera të tipit:”Neve na ka dërguar Zoti për të vënë drejtësinë në Tokë” etj… Se kush ua ka komunikuar nga Zoti këtë mision unë nuk e di.

3. Përdorimi i frazave “Allahu ekber – Zoti është më i madhi” në sulme dhe gjatë vrasjes së kundërshtarëve. Kjo më ka prekur më së shumti, të them të drejtën, pasi në këtë serial, fjala e shenjtë “Zoti është më I madhi” dhe të ngjashmet, përdoret në kontekst prerje kokash, ekzekutime maنabre dhe tortura. Uën pyes:”Ku është ndryshimi mes terroristëve të Isis të cilët shqiptojnë të njëjtat fjalë teksa presin koka jomyslimanësh e myslimanësh, e që na kanë indinjuar të gjithëve me këtë, me këta të serialit?!”, përfundon Fida në profilin e tij në Facebook. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu