Vuçiç dhe Daçiç dhurojnë para për gjobën ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Fushata e nisur në GoFundMe për të mbledhur paratë për ta paguar dënimin e Xhakës, Shaqirit e Lichtsteiner tashmë është përhapur gjithandej në botë.

Por, ajo që bën përshtypje është kreativiteti që kanë treguar shqiptarët në këtë fushatë.

GoFundMe jep mundësi që në çdo donacion të shkruash çfarëdo emri që dëshiron për paratë që dhuron.

E si duket, dy persona kanë vendosur që donacionin ta bëjnë në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Ivica Daçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu