A do jetë Teuta Arifi kryetare e BDI-së? Ja përgjigja e saj

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi sot është përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga gazetarët nëse do të jetë pasardhëse e Ali Ahmetit, nëse ai vërtetë tërhiqet nga pozita e liderit pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, siç deklaroi para disa viteve.

“BDI është parti demokratike. Ne akoma nuk kemi caktuar Kongresin e partisë. Ne gjithsesi që mbështesim politikat e kryetarit Ali Ahmeti nën udhëheqjen e të cilit ne arritëm të bëhemi pjesë e NATO-së.

Proceset tjera janë demokratike. Mendoj që ka kohë dhe mund të diskutohen këto çështje pasi të përfundohen këto procese.”, ka thënë Arifi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu