Vjen edhe reagimi i Edi Ramës për shoferin e ministrit shqiptar që humbi jetën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi dje, kur shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, u gjet i vrarë në makinën e tij, i goditur me 3 plumba.

Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës, sipas të cilës, shoferi i Xhafajt është ekzekutuar. Sipas Ramës, akuzat e opozitës kishin për synim goditjen e ministrit të brendshëm.

Ja reagimi i plotë i Ramës:

“Ngushëllime familjes së punonjësit të Gardës, i cili u nda nga jeta. Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën më të fortë të keqardhjes, të faktit se edhe përtej tragjedisë dhe dhimbjes, ata nuk mundën të gjejnë së paku qetësinë sepse u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike për të njëjtat arsye të mosarsyes që kanë dominura për kaq shumë kohë politikën tonë. Presioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makrabe për të goditur ministrin e Brendshëm dhe qeverinë, vërtetë që nuk ka fjalë për t’u komentuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme dhe artificiale i debatit politik”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu