Para se të qëllohej, shoferi i Xhafajt i dërgoi mesazh prekës nënës së tij: Më fal…

Shkëlzen Qordja, 31 vjecari gardist i vetëvrarë pak ditë më parë nuk ka shkuar fare në shtëpi natën që ndodhi ngjarja e rëndë, por sipas miqve të tij ka qenë në një lokal nate me muzikë deri në orët e para të mëngjesit ku ka festuar dhe më pas ka shkuar në ambientet e Gardës së bashku me mjetin e shërbimit.

Pasi ka hyrë në ambientet e brendshme, ka parkuar mjetin në garazhin përkatës dhe më pas ka kryer aktin e vetëflijimit.

Burime nga grupi hetimor thanë për “Panorama” se nga zbardhja e tabulateve telefonike të 31-vjeçarit, mësohet se ky i fundit i ka dërguar një mesazh nënës së tij para ngjarjes së rëndë ku i kërkonte falje.

Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës për të verifikuar të gjitha komunikimet qe ai ka pasur para se të gjendej pa jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu