Cristiano Ronaldo ka një mesazh prekës për gjithë tifozët pas eleminimit (FOTO)

Portugalia është eliminuar nga Kupa e Botës ditën e shtunë në një ditë me Argjentinën e Lionel Messit.

Kombëtarja e Cristiano Ronaldos u gjetë e pafuqishme përballë Urugajit të cilët shënuan dy gola me anë të Edison Cavanit.

Tashmë për Ronaldon ky mund të jetë Botërori i fundit, pasi pas katër vitesh ai do të jetë në një moshë 37 vjeç aspak favorite për të përballuar një garë të tillë.

Ronaldo zgjodhi të mos diskutojë për të ardhmen menjëherë pas humbjes, edhe pse trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, tha se shpreson se Ronaldo do të luajë për Kombëtaren në nëntor.

Ronaldo së fundmi ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i falënderuar përkrahësit portugezë me një shkrim të shkurtër por prekës.

“Përkrahja juaj ka qenë dhe gjithmonë do të jetë jetësore”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

“Faleminderit Portugali!” vijonte më pas postimi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu