Vendoset e ardhmja e Salah, ja sa do jetë paga e tij “faraonike”

Kombëtarja e Mohamed Salah, zhgënjeu në këtë Botëror duke u renditur e fundit në grupin A, madje me 0 pikë.

Por për Salah në klubin e tij në Angli është një realitet krejt ndryshe.

Ai shihet si “faraon” dhe tashmë mësohet se kontrata e tij është rinovuar deri në vitin 2023 me klubin e Liverpool.

Egjiptiani paguhej 100 mijë euro në javë, ndërsa tani kjo shumë është dyfishuar, duke shkuar në 200 mijë euro në javë.

Sulmuesin që e mbylli sezonin me 44 gola në 52 ndeshje në total dhe kjo paraqitje e justifikon të gjithë pagën e tij. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu