Rama jep vendim të prerë për Teatrin: Aktorëve nuk ju takon të pyeten

Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë se e quan të mbyllur cështjen e Teatrit.

“Pyetja e vërtetë s’është a duhet të ruhet ngrehina absurde apo duhet të ndërtohet një teatër i ri. Teatri s’është prona ekzkluzive e aktorëve e regjisorëve të momentit, se u takon qytetarëve dhe specialistëve dhe sigurisht dhe debati me aktorët të jetë i domosdoshëm. Por s’ka debat a duhet a s’duhet. Godia e teatrit s’është pjesë e një historisë. Godina e ka humbur bastin aventuresk me kohën”, tha kryeministri Rama gjatë ceremonisë së inaugurimit të teatrit “Turbina”.

“Sikur të kishte një UEFA për teatrot, ky i joni do ishte në listën e zezë prej 70 vitesh”, shtoi kreu i qeverisë.

“Qeveria është gati të ulet me ta dhe të kuptojë ca të bëhet më shumë ca të bëhet më mirë, por të angazhohet që trupa të dalë nga udhëkryqi dhe të udhëheqë në të ardhmen rilidhjen e raporteve me publikun”, tha Rama. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu