Sebastian Kurz: Ballkani perëndimor është pika ime e dobët

“Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur t’i bashkohet dhe Ballkani Perëndimor”, tha në Strasburg, kancelari austriak Sebastian Kurz, duke shpallur prioritetet e presidencës së Vjenës në krye të Bashkimit Evropian.

Ai tha se një nga tre prioritetet e kësaj presidence do të ishin: pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE, siguria dhe lufta kundër migracionit të paligjshëm.

“Ballkani Perëndimor jo vetëm që ka një perspektivë evropiane që e meriton, por ajo meriton dhe anëtarësimi në BE. Prandaj, ne do të bëjmë më të mirën, pasi ne e dimë se duhet mbështetur procesi i pranimit të tyre”, tha Kurz.

Sa i përket Brexit, Kurz tha se Evropa nuk duhet të lejojë që ajo të ndahet.

“Evropa është e ardhmja jonë dhe Unioni është shumë më tepër ajo që na bashkon sesa ajo që na ndan”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu