Trump merr vendimin, emërohet ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Tashmë ka dalë edhe emri që do të zëvëndësojë Donald Lu në Shqipëri.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka emëruar Kathleen Ann Kavalec, e cila do të jetë do të jetë Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.

Njoftimi është bërë i ditur nga “Shtëpia e Bardhë”.

Kavalec aktualisht mban detyrën si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit ndërkohë që ka mbi tre dekada përvojë si një diplomate.

Më herët ajo ka shërbyer në disa vende ndërsa zotëron gjashtë gjuhë të huaja. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu