Serbia falenderon shumë Izraelin pse nuk e njeh Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjyriuq është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit Yuval Rotem.

Siç përcjell, siç njofton televizioni publik i Serbisë, Gjuriq e ka falënderuar zyrtarin izraelit “për përcaktimin e vendit të tij që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”.

Zyrtari serb i ngarkuar me Kosovën e ka njoftuar funksionarin izraelit me rrjedhën e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe natyrisht, siç bëjnë politikanë serbë, Gjuriq e ka akuzuar Kosovën se gjoja nuk zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Edhe shefi i diplomacisë serbe , Ivica Daçiq është takuar me Rotemin, por ai lidhur me këtë është mjaftuar të thotë se “Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie të mira”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu