Kur amerikanët i thirrnin Ibrahim Rugovës “Rroftë Kosova”

Festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale.

Këtë herë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka postuar në profilin e tij në Facebook një video e cila tregon raportin e hershëm miqësor mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në video dëgjohet ish Presidenti Ibrahm Rugova teksa u uron mirëseardhje delegacionin amerikan në Prishtinë ndërsa aty dëgjohen zyrtarët amerikan, (Xho Dioguardi), teksa thoshte “Rroftë Kosova”.

“Kosova shtet i pavarur …. DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova. Urime 4 korrikun të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe 4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu