LAJMI I FUNDIT: Ronaldo edhe zyrtarisht kalon tek Juventus

Më në fund kryhet transferimi më i bujshëm i kësaj vere, ku Cristiano Ronaldo lë Real Madridin për t’u bashkuar me Juventusin.

Lajmin për transferimin e portugezit te kampionët e Italisë e ka dhënë vetë klubi madrilen nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Real Madrid C. F. njofton se, sipas vullnetit dhe kërkesës së shprehur nga lojtari Cristiano Ronaldo, është rënë dakord ta transferojmë atë te Juventus F.C.

Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për një lojtar që ka dëshmuar të jetë më i miri në botë dhe që ka shënuar një nga kohët më të shkëlqyera në historinë e klubit tonë dhe futbollit botëror.

Përtej titujve të pushtuar, trofeve të arritura dhe triumfit të arritura në fushat e lojës gjatë këtyre 9 viteve, Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit dhe përmirësimit.

Ai gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola në 438 ndeshje. Gjithsej 16 tituj, duke përfshirë 4 Kupat Evropiane, 3 prej tyre me radhë dhe 4 në 5 sezonet e fundit.

Në baza individuale, me fanellën e Real Madridit ai ka fituar 4 “Topat të Artë”

Për Real Madridin Cristiano Ronaldo gjithmonë do të jetë një nga simbolet e tij të mëdha dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme.

Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia juaj”.

Transferimi i Ronaldos u krye për 105 milion euro, ndërsa portugezi do të përfitojë 30 milion euro në sezon për 4 vjet. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu