Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic mund të ketë irrituar kroatët me një foto të fundit.
Kitarovic sapo ka publikuar foto me tenistin serb, Novak Djokovic.
Ajo e ka quajtur Djokovocin si burrë e atlet të madh, ndërsa i ka uruar suksese në gjysëmfinalen e sotme të Wimbledonit që sonte e zhvillon ndaj Rafael Nadalit.
Ky postim i presidentes kroate me siguri se është si përgjigje ndaj deklaratës së Djokovic i cili tha dy ditë më parë se është tifoz i Kroacisë në Botëror.