Ambasada ruse në Maqedoni ka reaguar ndaj pohimeve të Kryeministrit Zoran Zaev, duke e cilësuar deklaratën e kryeministrit si të papërgjegjshme.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, nga ambasada ruse thonë se kjo deklaratë e vë në pikëpyetje angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e raporteve të mira me Rusinë.
“Me keqardhje kontatojmë se rusofobia gjithnjë e më shumë po bëhet mjet në politikën e jashtme dhe të brendshme në Maqedoni”, thuhet mes tjerash në reagimin e ambasadës ruse.