Izraeli miraton ligj diskriminues, shpallet Izraeli si “shtet i kombit hebre” dhe anashkalon arabët

Parlamenti izraelit ka miratuar mes debatesh të shumta, një ligj që njeh Izraelin si “shtetin e kombit hebre” dhe si shtëpi të popullit hebre.

Miratimi i këtij ligji shkaktoi debat të shumtë nga komuniteti arab që jeton në Izrael, ndërsa deputetët arabë protestuan në sallë, duke valvitur flamuj të zi.
Me ligjin e ri të miratuar, gjuha hebreje bëhet gjuhë zyrtare e Izraelit, duke anashkaluar atë arabe, pasi deri tani të dy gjuhët ishin zyrtare.

Gjithashtu, statusi i ri shpall Jeruzalemin si kryeqytetin me të drejta të plota të Izraelit dhe thekson se hebrenjtë kanë një të drejtë unike për vetëvendosje kombëtare atje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu