Zaev në takimin në Mostar: Të angazhohemi për të ardhmen e përbashkët të rajonit

Kryeministri Zoran Zaev po merr pjesë në manifestimin tradicional “Mostar Connection Peace”. Ai ka deklaruar se e ardhmja e përbashkët e qytetarëve, nevoja për stabilitet dhe siguri si dhe përfitimet ekonomike është ajo që i bashkon njerëzit në rajon.

Gjatë takimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Zaev ka zhvilluar takime me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdik, kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe kryeministrin malazes Dushko Markovic. Zaev vuri kurora lulesh në memorialin në lumin Neretva, në shenjë paqeje për viktimat e të gjitha luftërave.

Vitin e kaluar, Zaev fitoi çmimin “Karta e Paqes e Mostarit” për kontributin në bashkëpunimin dhe lidhjen e njerëzve./shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu