Kryetari maqedonas i një komune u drejtohet shqiptarëve: Nëse nuk u pëlqen shkoni në Gjermani

Administratorët shqiptarë në një nga komunat që udhëhiqet nga LSDM në një komunë të banuar etnikisht edhe me shqiptarë thonë se edhe pse kanë ndihmuar në fitoren e këtij kandidati, ai tani nuk do ti shoh dhe ti përfillë shqetësimet e tyre.

“Po ju shkruajmë juve për një shqetësim që kemi. Nuk duam ta përmendim komunën, por duhet ta dini se bëhet fjalë për një komunë që shqiptarët vendosin se kush udhëheq me komunën. Sot jemi të anashkaluar rëndë dhe përkundër disa këshilltarëve shqiptarë, neve trajtohemi në mënyrë përbuzëse. Një ditë kemi shprehur shqetësim për tu avancuar dhe për të përmirësuar statusin tonë, ashtu sic na u premtu në fushatë, por tani as që na përfilli. Bile na dërguan porosi se nëse nuk ju pëlqen kjo: shkoni në Gjermani”, thotë punonjësi i komunës që thotë se nuk ka guxim ta thotë emrin.

INA nuk mund ta konfirmojë autenticitetin e kësaj letre, andaj si shqetësim e kemi shprehur në rubrikën thashetheme. Inkurajojmë që të gjithë qytetarët të shprehin shqetësimet e tyre përmes tregimit të së vërtetës dhe trajtimit të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu