Ja surpriza që i bëri Ali Ahmeti Ramush Haradinajt në Korab (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është ngjitur në majën më të lartë të Korabit. Atje e ka pritur befasia e përgatitur nga lideri i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, njofton Medial.mk.

Se për çka bëhet fjalë nga video më poshtë:

“Kisha kënaqësinë e veçantë që në emër të liderit Ali Ahmeti të pres kryeministrin Ramush Haradinaj në maje të Malit Korab”, ka shkruar në profilin e tij nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.

Por, pak muaj më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në kabinetin e tij kreun e BDIsë, Ali Ahmetin, të cilin edhe e ka quajtur lider të shqiptarëve në Maqedoni. Me Ahmetin, Haradinaj thotë se kanë biseduar shumë tema që kërkojnë zgjidhje.

“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh”, kishte shkruar Haradinaj.

Marrëdhëniet mes tyre një kohë ishin ftohur, por ata sërish takohen shpesh dhe konsiderohen si dy bashkëveprimtar të luftës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu