E tepron Rama, shkon në homazhet e ish-ministrit me atlete të bardha dhe ‘bermude’ (FOTO)

Ditën e sotme po zhvillohet ceremonia e homazheve për nder të ish ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga.

Hajdaraga, një ndër themeluesit e PS-së u nda nga jeta ditën e djeshme.

Mësohet se ceremonia po mbahet në ambjentet e Kuvendit, ku po marrin pjesë figura të njohura të politikës, pa dallim partiak.

Mes të gjithë politikanëve ka rënë në sy kryeministri Edi Rama, dhe jo për gjatësinë e tij.

Dhe në këtë ditë zie për PS-së, Rama ka zgjedhur të shkojë në ceremoninë e homazheve për Hajdaragën me çitjane dhe atlete të bardha, një veshje jo e zakontë për këto raste dhimbje.

Fotot e kryeministrit gjatë pjesmarrjes mund t’i shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu