Maqedonia tani më mori ftesë historike për anëtarësim në NATO, ndërsa e ka edhe të qartë rrugën për BE. Shpresojmë që qytetarët e Maqedonisë do të shfrytëzojnë mundësinë më 30 shtator dhe të japin votën e tyre në referendum për anëtarësim të vendit në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kështu ka deklaruar zëvendës ndihmësi sekretar i shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Matthew Palmer, pas takimit që kishte pasdite me kryeministrin Zoran Zaev.
“Në bisedat që i pata , kam shfaqur përkrahjen e ShbA-ve për marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen e Maqedonisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së. Maqedonia ka marr ftesë për në NATO për arritjen historike dhe ka një rrugë të pastër që të hapen bisedimet me BE-në. Referendumi në shtator do të jetë datë e rëndësishme që do t’i jap opinionit mundësi të shprehen për marrëveshjen, dhe shpresojmë se njerëzit do të votojnë dhe do të shprehin mendimin në një atmosferë të lirë nga dezinformatat”, deklaroi Palmer.
Në pyetje të gazetarëve ai kishte një porosi edhe për opozitën.
“E porosisë opozitën që të mendoj në mënyrë strategjike për referendumin dhe shpresoj se do ta bëjnë këtë, dhe të kuptojnë se çka saktësisht paraqet marrëveshje me Greqinë dhe cilat janë përfitimet nga ajo”, ka thënë Palmer, transmeton SHENJA.
Nga Qeveria kanë paralajmëruar se pas takimit do të japin gjitha detajet për atë se cfarë është biseduar.