Policia në Gjakovë në konsultim me Prokurorinë do të nisë hetimet, duke mbledhur prova dhe dëshmi në lidhje me djegien e flamurit të Turqisë. Kështu i ka thënë KTV-së, zëdhënësja për rajonin e Gjakovës në Policinë e Kosovës, Lirie Podrimaj Beqiraj.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, kërkoi nga organet e rendit që të vihen në lëvizje për vënien para drejtësisë së autorëve të këtij veprimi vandal. Haradinaj shkroi në Facebook se Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë.
Këto deklarata të kryeministrit vijnë pas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, ku disa persona i vënë flakën flamurit të Turqisë. Ata madje dëgjohen duke thënë se janë në “përkrahje të Gjergj Dedajt, poshtë Turqia, poshtë Serbia, kalle Erdoganin”, e fjalë të ngjashme.
Video e djegies së flamurit turk: