Pas informacioneve se në mesin e grupit që shante dhe gjuante me shishe ka qenë edhe një pjesëtar i armatës, Martin Bogoevski, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ndaj këtij personi është ngritur procedurë disiplinore.
“Është formuar një komision për përgjegjësi të ushtarit profesionist Martin Bogoevski i cili është vërejtur në një video inçizim nga incidenti në Krushevë. Me qëllim që të kuptohet situata dhe prapavija e ndodhive, ushtari Bogoevski është marrë në pyetje në policinë ushtarake.
Edhe pse në video inçizimet Bogoevski dukej në radhën e parë të grupit, ai mohonte të ketë marrë pjesë në incidentin në të cilin ishin sulmuar delegacioni qeveritar dhe zyrtarë të huaj” Përkundër mbrojtjes që e ka bërë ushtari, ministria ka dënuar pjesëmarrjen e tij në incident dhe ka tërhequr vërejtjen se një përfaqësues i Armatës, nuk e ka vendin në mesin e grupeve që nëpërmjet dhunës, tentojnë të arrijnë qëllime politike”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes, përcjell SHENJA.