Shpërthim i fuqishëm në Itali, një shtëllungë gjigante flake pushtoi qiellin, çfarë po ndodh atje?

Një aksident rrugor duket se ka sjellë një shpërthim të fuqishëm pranë aeroportit të Bolonjas në Itali.

Nga postimet në rrjetet sociale duket një shtëllungë e madhe flake që është ngjitur menjëherë në qiell pas shpërthimit të fuqishëm që ka shkaktuar panik në qytet, raporton Albeu.com.

Paraprakisht bëhet me dije se ishte një kamion që transportonte makina ai që përplasi makina të tjera, ndërkohë që pak sekonda më pas u ndje një shpërthim i fuqishëm për shkaqe ende të paqarta.

Duke qenë se ngjarja është në zhvillim nuk ka ende raportime për deme në njerëz, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik në aeroportin aty pranë. /albeu

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu