Kim Mehmeti: Kush po i përbuzë dhe ofendon shqiptarët e Maqedonisë

‘Gjarpinjtë’ dhe ‘kafshët’ tjera politike që e përçajnë shqiptarinë!

Kim Mehmeti

“Në disa qarqe shqiptare, kryesisht në Kosovë – edhe atë me vetëdije dhe vetëm sa për ta përça shqiptarinë dhe, sa për t’ua lehtësuar sundimin ‘gjarpërinjve’ dhe ‘kafshëve’ tjera politike – demokracia dhe orientimi properëndimor u barazuan me anti-islamizmin dhe me qëndrimet
antilindore – kryesish antiturke! Dhe kështu, anti-islamizmi dhe ‘anti-otomanizmi’ u ngritën në rrafshin e vlerës më të lartë ‘intelektuale’, vlerë që shpërblehej dhe t’i hapte rrugët për t’u bërë deputet, këshilltar i drejtuesve të shtetit, ambasador!

Dhe kjo ‘vlerë’, dëshmohej në mënyrën më destruktive dhe më antikombëtare: kryesisht duke i përbuzur e ofenduar shqiptarët e Maqedonisë dhe, duke i shpallur ata si pjesa më e ‘prapambetur’ e kombit dhe me orientim ‘prolindor’?!

Dhe kuptohet, shumë burrështetas të Kosovës – e që nuk e kishin lexuar deri në fund as abetaren – besuan se proevropjanizmi matet me sasinë e rakisë që ke pirë dhe me gicat që kë ngrënë dhe kështu, edhe ata, tërë paditurin dhe analfabetizmin e vet, e mbuluan me të qenurit ‘properëndimorë’ të devtoshëm, por duke mos e ditur se cilët janë katër anët e botës!

Po pra, kështu filluam të merremi me atë se cila fe i rrinë më bukur shiptarisë, pra nisëm të merremi me tema të cilave qysh moti u ishin përgjigjur Rilindësit tanë. Kështu pra, ‘properëndimorët’ tanë të shpifur e të shtirur, u ndihmuan injorantëve tanë partiak të rrënonin arsimin, shëndetësin, sistemin juridik, institucionet shtetërore … dhe ato t’i bënin të krahasueshme vetëm me të shteteve më të prapambetura arabe dhe afrikane!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu