Pasi e kërcënuan me jetë, gjendet tritol në zyrën e kryeministrit, shkarkohen punonjësit

Pas kërcënimeve të shumta dhe shtimit të masave të sigurisë, në zyrën e Kryeministrit të Kosovës ka arritur një pako nga “George Michael”.

Brenda pakos së dyshimtë ishte vendosur një sasi prej dy kilogramësh lëndë eksplozive e llojit tritol.

Sipas agjencive të Kosovës, gjithçka është bërë për të testuar sigurinë në zyrën e Kryeministrit.

Si pasojë e provës, niveli i sigurisë pranë Kryeministrit është shumë i ulët. Si pasojë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu