Qytetarët shqiptar dhe ata jomaqedonas, janë të shqetsuar me skandalin e dokumenteve të identitetit dhe të udhëtimit, dhe me falsifikimin e tyre nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
MPB dhe ajo e drejtësisë tanimë vite me radhë kanë falsifikuar identitetin e qytetarëve jomaqedonas, duke i manipuluar të dhënat, që në vend të shtetësisë në gjuhën angleze, i ka deklaruar ata si shtetas të nacionalitetit maqedonas.
Qytetarët të hutuar, një pjesë e mediave shqiptare, dhe shoqatat e ndryshme ashpër kanë reaguar për këtë skandal, por avazi ka vazhduar. Kjo praktikë ka ndryshuar në kohën e ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe se me këtë në mënyrë legale dhe perfide me dijeninë e shqiptarëve në MPB ka vijuar tjetërsimi.
Por, qeverisja aktuale gjithashtu me marrëveshjen e re pritet që të aplikojë të njejtën gjë, por pak më ndryshe, pasi që në dokumentet të gjithë qytetarët do të njihen si MAQEDONAS/QYTETARE TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE SE VERIUT.
Nuk guxon në një shtet multietnik të manipulohet me qytetarët e një etnije tjetër për politikë ditore./ina