Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma shkon në Haxh

Mijëra besimtarë Myslimanë nga e gjithë bota janë nisur drejt Mekës, për të kryeri njërin nga obligimet e fesë Islame, vizitën e Qabës apo haxhin.

Këto ditë haxhinjtë e Kosovës janë nisur drejt vendeve të shenjta për të kryer obligimin fetar të Haxhit. Nga Kosova këtë vit janë nisur 1300 persona për ta kryer haxhin.

Në mesin e tyre është edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma. Ai është kryetar i Hanit të Elezit në mandatin e tretë si kandidat i pavarur. Refki Suma njihet si person i ndershëm dhe tejet punëtor, i cili votat e qytetarëve i ka fituar pa qenë pjesë e asnjë partie politike dhe pa bërë fushatë gjatë zgjedhjeve.

Suma njihet edhe si besimtarë i devotshëm, i cili ka qenë edhe ushtar i UÇK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu