Sot në Shkup marshohet për Maqedoni Evropiane (VIDEO)

Sot në Shkup, do të mbahet marsh “për” Maqedoni Evropiane, njofton Portalb.mk. Marshi do të fillojë nga ndërtesa e Kryqit të Kuq në Shkup, me fillim prej ora 13:30, për të vazhduar më pas për në ndërtesën e Bashkimit Evropian.

“Të shoqërohemi dhe të dalim për ardhmërinë tonë. Dil në marsh, dil “për” Maqedoni evropiane”, thuhet në thirrjen e liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu