Ademi: Akti i filmimit të votuesve është në kundërshtim me ligjet, personat që filmonin janë identifikuar

Pas video incizimeve që u shfaqën në rrjetet sociale, përmes “Facebook” reagoi ministri i Diasporës, Edmond Ademi.

“Akti i filmimit të votuesve pranë konsullatës në Melburn nga ana e disa individëve është në kundërshtim me të gjithë ligjet dhe vlerat e demokracisë”, shkroi Ademi në rrjetin social “Facebook”.

Ministria thote se institucionet e vendit janë në kontakt me autoritetet australiane dhe se rasti është paraqitur, ndërsa incizuesit janë identifikuar dhe do bartin të gjitha pasojat ligjore në pajtim me legjislacionin e Australisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu