Tension në Egje mes Greqisë dhe Turqisë, tentohet mbytja e barkës

NJë episod i ri që ka rritur tensionet ndodhi gjatë ditës së djeshme mes Turqisë dhe Greqisë.

Mediat helene raportojnë se dy zhytës grek ishin duke kryer aktivitetin e tyre në jug të ishullit Oinoussesit teksa pranë tyre është afruar një skaf i rojes bregdetare turke, i cili ka tentuar që t’i tërheqë varkën e tyre në drejtim të porteve të Turqisë, raporton Albeu.com.

Sipas zhytësve grekë, të cilëve iu referohen edhe mediat helene, ata kanë refuzuar duke tentuar që të vijojnë lundrimin për në ujërat grekë, por rojet bregdetare turke kanë vijuar në kërkesën e tyre duke dashur që t’i tërheqin.

“Ata tentuan të na tërheqin për në Turqi, por pasi refuzuam tentuan që të mbysin barkën tonë”, deklaron njëri prej zhytësve.

Në këtë moment kanë ndërhyrë rojet bregdetare greke pranë ishullit Chios duke bërë që turqit të largohen prej ujërave greke.

Greqia dhe Turqia janë në tension të vazhdueshëm sa i përket ujërave territoriale përreth ishujve të debatueshëm në Egje, gjë e cila sjell vazhdimisht episode të tilla. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu