Maqedonia që sot nis zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në NATO. Bisedat aderuese të enjten dhe të premten do të zhvillohen në dy sesione. E para do t’i përfshijë çështjet politike dhe të mbrojtjes, për përmbushje të kushteve për anëtarësim.
Derisa e dyta përfshin çështje të lidhura me resurset, sigurinë, aspektet juridike si dhe kontributin e Maqedonisë në buxhetin e përbashkët të Aleancës. Në këtë fazë të bisedimeve do të konfirmohet edhe korniza kohore për kompletimin e tyre. /SHENJA










