Maxhar Telekomi do ta fundosë BDI-në

Dje diplomacia amerikane përmes ambasadës së saj në Shkup,politikanëve udhëheqës shqiptar në Maqedoni ua ka numëruar NOKDAUNIN e dytë.Ndërsa Vmro -Dpmne dhe Nikolla Gruevskit para disa muajsh ia ka shpallur tani për tani në mënyrë të heshtur Nokautin politik dhe ai do të jetë i përjashtuar nga skena politike dhe do të përgjigjet para drejtësisë.

Ndërkaq, nokdaunin e tretë, Bdi-së dhe Ali Ahmetit , kjo diplomaci synon që qytetarët tua shpallin në zgjedhjet e jashtëzakonshme kurëdo që të mbahen ata. E pas të tretit, NOKAUTIN politik për ta larguar nga skena me gjuhën diplomatike lidershipit të partisë , në vesh do tua kumtojë një përfaques i lartë i Stejdepartamentit amerikan i shoqëruar nga një përfaqësues i bordit të konzorciumit ,,Maxhar-telekom,,!

Nëse largimi nga skena politike, nuk do të ndodhë me anë të ndëshkimit me votën e lirë, largimin do ta ,,lehtësojnë,, që të jetë me ,,vetëdëshirë,, , sepse kjo diplomaci nuk e ka problem fitoren eventuale të partive të Vmro-Dpmne-së dhe Bdi-së, por stili dhe strategjia amerikane nuk mund ta gëlltitin faktin që akoma me këtë vendë të udhëheqë si autoritar Nikola Gruevski dhe vetëm një tajf kriminale e kupollës së Bdi-së. E keni para syshë , edhe në politkë ka njëherë vlenë rregulla e pashkruar, pas tre nokdaunëve të shpallet nokauti!/QenanAliu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu