Turqia ka paralajmëruar Athinën zyrtare se nuk do të toleronte ndryshim të kufirit detar grek, kjo pasi kishte planifikuar të zgjeronte ujërat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit.
Kjo çështje ka qenë një “mollë sherri” e vazhdueshme midis dy vendeve për më shumë se dy dekada.
Superfuqia turke nuk ka përjashtuar ndërhyrjen e forcave ushtarake për të mbrojtur interesat.
Sipas ish-Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, Athina kishte në plan të zgjeronte ujërat territoriale në Jon, por kjo nuk do të prekte Egjeun.
Ministria e jashtme e Turqisë, megjithatë, tha se kishte marrë shënim deklaratat e Athinës rreth planeve për një zgjerim gradual të ujërave territoriale greke.
Ky eshte perfundimi i mareveshjes se detit.Shqiperia u perdor per te aritur precedentin qe edhe vendet e tjera te pranonin 12 miljet.Pra edhe kete here beri Kalin e Trojes ne dem te te tjereve.Vazhdoni keshtu edhe per problemet e tjera dhe do shohim se a do ju pranoje BE si Kale Troje.