Ndeshja Khabib – Mayweather po ndodh

Boksieri amerikan Floyd Mayweather duhet të futet në kafaz dhe të përballet me Khabib Nurmagomedovin në një betejë të vërtetë, ka thënë të martën presidenti i UFC-së, Dana White.

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Nurmagomedov ka sugjeruar se mund t’i ndjekë hapat e Conor McGregor dhe ta bëjë një meç boski, me Mayweatherin që e ka nxitur meçin, transmeton Express.

Megjithatë, White dëshiron që meçi të zhvillohet në arenën e arteve të përziera marciale.

“Dëgjoni, nëse Mayweather dëshiron meç, atëherë lë të vijë dhe të luftojë. Mund të luftojë në UFC”, tha Ëhite për TMZ.

“Nuk do të boksojmë përsëri. E bëmë një herë, tash ka marrë fund. Dëshiron luftë? Eja dhe lufto – një luftë të vërtetë”, shtoi ai.

Nurmagomedov dhe Mayweather nisen shkëmbimin kur rusi i bëri thirrje pesë herë kampionit të peshave të mesme të luftojë kundër tij, menjëherë pasi e mposhti McGregorin në rikthimin e irlandezit në UFC në fillim të këtij muaji.

Mayweather e mundi McGregorin në gusht të vitit 2017 në një luftë që gjeneroi më shumë se 450 milionë dollarë, nga të cilat 210 sosh shkuan për amerikanin 41-vjeç.

Amerikani i bëri thirrje rusit: “Eja në botën time [boks]”. Ndërsa, 30-vjeçari rus iu përgjigj duke thënë se është i etur ta bëjë këtë luftë të ndodhë në Moskë. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu