Gostivari në këmbë, vajza 17 vjeçare bie në vardar duke ikur nga qentë endacakë

Forcat policore, të ndihmuara nga Qendra për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Njësiti i Zjarrfikësve, si dhe institucione tjera, janë ngritur në këmbë sonte në Gostivar për të kërkuar një vajzë të vogël që ka rënë në lumin Vardar.

Alarmi është ngritur rreth orës 19:15, pasi vogëlushja duke ikur nga një tufë e qenëve endacakë në afërsi të spitalit, ka rënë në Vardar.

Kërkimeve iu kanë bashkangjitur edhe qytetarë të shumtë, ndërsa nga HEC Mavrovë është kërkuar të ulet niveli i ujit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu