BE i jep fund kandidaturës së Turqisë për anëtarësim: Kemi rrugë të ndryshme

BE është duke i dhënë fund kandidaturës së Turqisë për t’u bërë anëtare e unionit, të cilën e ka marrë prej disa dekadash. Johannes Hahn, përgjegjësi për zgjerimin e BE-së ka thënë në një intervistë për gjermanen “Die Welt” se është më e udhës që t’i jepet fund kandidaturës së Turqisë për në union pasi janë duke ecur në rrugë të ndryshme.

“Kandidatura e Turqisë për në BE është diçka jorealiste. Wshtë më e ndershme për në dhe Turqinë që në afatgjatë të shohim drejtime të ndryshme duke i dhënë fund bisedimeve”, tha Hahn duke paralajmëruar kështu edhe veprimin e Komisionit Europian.

Turqia ka kërkuar që në vitin 1987 që të bëhet anëtare e BE dhe që prej asaj kohe mban statusin e vendit kandidat, por duket se kjo do të marrë fund pas tre dekadash zig-zagesh në raportet mes tyre. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu